Konfiskime armësh e municionesh në rajonin e Pejës Foto: Koha / ilustrim

Konfiskime armësh e municionesh në rajonin e Pejës

22 janar 2018 15:21

Policia e Kosovës, ka shtuar aktivitetet për konfiskimin e armëve e të municionet pa leje në rajonin e komunës së Pejës, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës nga 01.01.2018 deri më sot janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i armëve dhe municioneve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, dhe ndaj personave kundërvajtës janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.

Kështu, oficerët policorë me një pike kontrolli ne magjistralen Peje –Deçan, aty policët kanë ndaluar veturën ‘Mercedes’, dhe te pasagjeri ishte gjetur një pistolete e llojit ‘TT’, prodhim Jugosllav, me një karikator dhe dy (2) fishek . I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar.

Me datë 09.01.2018, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ne fshatin Nepole komuna Pejë,dhe ka konfiskojë një armë te llojit AK/47, me një karikator dhe 10 fishek kalibër 7.62 X 39 mm. I dyshuari pasi intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar në procedurë te rregullt.

Në Pejë është bastisur në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe është konfiskuar një armë e zjarrit, ‘Pistolete Ekol Firat‘, me një karikator.

Me datë 15.01.2018, rreth orës 12:55, deri sa patrulla policore ishte ne patrullim ne Rr" Vëllezërit Gërvalla", në afërsi te stacionit te autobusëve ne Pejë, kishte vërejtur disa persona duke u përleshur ne mes vete. Policet me njëherë kanë ndërhyre edhe duke e rrezikuar jetën e tyre vetëm dhe vetëm të parandalojnë ndonjë rast me të rëndë, pasi që ishin të armatosur, gjatë këtij aksioni policor kanë bërë arrestimin e dy personave te dyshuar. Policet ne këta aksion / ndërhyrje policore dhe gjatë bastisjes në vend ngjarje te këtyre personave te involvuar ne incident kanë arritur qe tek njeri nga të dyshuarit te gjejnë dhe konfiskojnë armen e llojit ‘Pistolete’ e kalibrit 7.65 mm , me një karikator, gjashte (6) fishek. Te dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër te prokurorit te shtetit ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve . Te njëjtëve nga Gjykata Themelore ne Pejë ju është caktuar masa e paraburgimit ne kohëzgjatje prej 30 ditëve .

Më datë 18.01.2018 , duke filluar nga ora 07:00, sektori i hetimeve i përkrahur edhe nga njësite tjera te stacionit policor ne Pejë, ka bëre ekzekutimin e një urdhërese të lëshuar nga Gjykata themelore në Pejë, me te cilën policia urdhërohej te kryente një bastisje kontrolli , në shtëpinë e një te dyshuari . Polica gjate ekzekutimit të urdhëresës ka arrit qe ne shtëpinë e te dyshuarit te gjeje një arme te zjarrit, A K-47, me një karikator , dy fishek , një bajonete dhe dy granata te dorës . Policia ka konfiskuar armen , ndërsa lidhur me granatat e dorës ne vendin e ngjarjes ka ardhur njësiti i specializua për deminim te cilët edhe kane bërë tërheqjen e granatave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme