Vrasësi i studentes në Tiranë, në gjendje kome

Vrasësi i studentes në Tiranë, në gjendje kome

22 janar 2018 13:44

Autori i vrasjes së 21-vjeçares Ariela Murati ndodhet në gjendje kome dhe ka marrë dëmtime të rënda në tru.

Në një dalje për mediat, mjekët në Spitalin e Traumës në Tiranë thanë se Aldison Belulaj ndodhet në Reanimacion.

Sipas mjekut Jorgo Marko, 23-vjeçari ka marrë dy plagë me dy plumba dhe mbetet ende në rrezik për jetën, raporton TV Klan. Ai tha se stafi mjekësor po bën gjithçka për ta mbajtur atë në jetë.

“Është në rrezik sepse procesi i enjtjes, ose edema është ajo që i merr jetën njeriut, duke pasur truri një hapësirë të kufizuar, nëse kjo enjtje vazhdon më tej, automatikisht truri mbyt veten, asfikson veten dhe këtu është edhe vdekja. Ne pamë se ka dy plagë, me dy plumba“.

“Në këtë moment flasim për një prognozë jo të mirë. Është trajtuar që në ardhje, ka qëndruar në urgjencë deri në mëngjes, është intubuar me respiracion të drejtuar dhe sot në mëngjes ka shkuar në reanimacion, me parametra që po alterohen. Është në gjendje kome, që në momentin e ardhjes ka qenë jo koshient, ka pasur lëvizje kaotike, por asnjëherë të ndërgjegjshme”, tha Marko.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme