Kapet në flagrancë duke vjedhur një veturë, arrestohet Foto: Ilustrim

Kapet në flagrancë duke vjedhur një veturë, arrestohet

22 janar 2018 11:21

Mbrëmë në rrugën “Muslim Mulliqi” në Prishtinë është raportuar për një tentim vjedhje.

Në raportin e sotëm policor, thuhet se një burrë ka raportuar se ka kapur një person në flagrancë duke tentuar t’ia vjedhë veturën.

I njëjti e kishte sulmuar fizikisht ankuesin duke tentuar që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme