Fieraku vret studenten që e refuzoi në lidhje, qëllon edhe veten Foto ilustrim

Fieraku vret studenten që e refuzoi në lidhje, qëllon edhe veten

21 janar 2018 16:54

Ka ndërruar jetë 21-vjeçarja me iniciale A.M nga Fieri, e cila u qëllua me armë zjarr pasditen e sotme nga një djalë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku 23-vjeçari me iniciale A.B nga Fieri, pasi ka qëlluar në drejtim të vajzës, ka qëlluar edhe veten.

Vrasja ndodhi përballë spitalit ‘Nënë Tereza’, ku edhe pse të dy u dërguan në spital, fatkeqësisht e reja ka humbur jetën, ndërsa djali është në gjendje të rëndë.

Nga informacioni paraprak i policisë, mësohet se ngjarja ka pas si motiv refuzimin që vajza i ka bërë 23-vjeçarit për të pasur një lidhje me të.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gëzhoja.

“Rreth orës 14:52, ka ardhur një telefonate në Sallën Operative se para portës së Fakultetit të Mjekësisë ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë”, thuhet në raportin e Policisë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rende ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

“Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gëzhoja. Po vijon puna për zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes”, thuhet më tej në komunikatën e Policisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme