Dyshohet se të vdekurit në shtëpinë e djegur në Vlorë janë vrarë

Dyshohet se të vdekurit në shtëpinë e djegur në Vlorë janë vrarë

21 janar 2018 15:16

Dy persona u gjetën të vrarë në Vlorë, në lagjen “1 Maji”. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Salkie Hoxhallari, 73 vjeç, dhe Olsi Hoxhallari, 43 vjeç, u gjetën pa jetë në banesën e tyre që ishte shkrumbuar nga flakët. Zjarri i rënë në banesë bënë që të mendohej se e gjithë ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një incidenti me bombulën e gazit apo një cigare e lënë ndezur, version që deri gjatë paradites u besua edhe nga familjarët, raporton Tch.

Por, ekspertët pas ekzaminimeve që u bënë viktimave gjetën shenja dhune në trupat e tyre. Të moshuarës Salkie Hoxhallari iu gjetën shenja dhune në grykë, ndërsa djalit të saj 43-vjeçar ekspertët i gjetën të çara në kokë. Policia konfirmon se nënë e bir janë vrarë e më pas, për fshirjen e provave, banesës ku ata banonin i është vënë zjarri.

Policia shoqëroi disa të afërm të tyre për t’i marrë në pyetje, ndërsa po zhvillohen edhe kontrolle në të gjithë zonën për gjetjen e autorit të vrasjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme