Pesë të lënduar në aksident trafiku në Malishevë Foto: Ilustrim

Pesë të lënduar në aksident trafiku në Malishevë

21 janar 2018 12:17

Në fshatin Bellanicë të Malishevës ka ndodhur dje një aksident trafiku me ç’rast janë lënduar pesë persona.

Policia e Kosovës thotë se në aksident janë përfshirë dy vetura, transmeton Koha.net.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë, burra shqiptarë, të cilët pas tretmanit mjekësor një person është ndalur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të tjerët janë liruar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme