Kronikë

Tenton të vetëvritet një burrë në Suharekë, dërgohet në spital

Një burrë në Suharekë ka tentuar të bëjë vetëvrasje dje duke përdorur një thikë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia thotë se rasti ka ndodhur dje rreht orës 02:55, përderisa konfirmon se është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, transmeton Koha.net.

“Viktima, burrë shqiptar, është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka tentuar të vetëvritet duke përdorur një mjet të mprehtë (thikë). Rasti është duke u hetuar”, thotë PK.