Vjedh para në kishë, arrestohet një grua në Ranilluk

Vjedh para në kishë, arrestohet një grua në Ranilluk

21 janar 2018 11:34

Në fshatin Korminjan i Ulët të Ranillukut është arrestuar një grua me dyshimin se kishte vjedhur para në një kishë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ajo është dje, transmeton Koha.net.

“Raportohet se me 20.01.2018 është arrestuar e dyshuara, grua serbe, pasi që njëjta dyshohet se nga kisha kishte vjedhur një shumë të hollash. Ne lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në gjykatë”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme