Rrotullohet një cisterne e naftës në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Rrotullohet një cisterne e naftës në magjistralen Prishtinë – Gjilan

20 janar 2018 18:27

Një cisterne e derivateve të naftës raportohet se është rrotulluar në magjistralen Prishtinë – Gjilan sot rreth orës 13:40 duke e bllokuar rrugën për rreth dy orë, transmeton Koha.net.

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media bën të ditur se, “si pasojë e reshjeve atmosferike, në rrugën nacionale 25/3 në mes Llabjanit dhe Parallovës, në kthesat tek gurthyesi, ka ndodhur një rrokullisje e një cisterne të derivateve të naftës sot rreth orës 13:40, e cila ka bllokuar rrugën në udhëkryq dhe nga nafta e derdhur është pamundësuar qarkullimi dhe kishte rrezik për rrëshqitje”.

Më tutje MI shton se kjo rrugë ka mbetur e bllokuar diku rreth dy orë, mirëpo falë reagimit të menjëhershëm të Policisë së Kosovës, ekipeve emergjente të Gjilanit dhe Novobërdës dhe zjarrfikësve, por edhe reagimit të shpejtë të kompanisë mirëmbajtëse, e cila ka mënjanuar mjetin e rrokullisur dhe ka pastruar tërë rrugën nga nafta e derdhur tashmë kjo rrugë është liruar dhe qarkullimi po bëhet normalisht.

“Kompania mirëmbajtëse ka hedhur krip dhe rërë në tërë segmentin e kësaj rruge, e në veçanti në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, ku edhe do të kujdestarohet edhe gjatë tërë natës që të evitohet mundësia e krijimit të ngricave në këtë pjesë”, thuhet në komunikatë.

Nuk raportohet për të lënduar në këtë rast.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme