Lëndohen dy gra në një aksident në Prishtinë Foto: Koha / ilustrim

Lëndohen dy gra në një aksident në Prishtinë

20 janar 2018 17:56

Në një aksident në Lagjen Kolovica të Prishtinës kanë mbetur të lënduar dy gra.

Në aksident janë përfshirë tri automjete dhe dy këmbësore, të cilat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, raporton Koha.net.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë, është ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete dhe dy këmbësore. Lëndime kanë pësuar këmbësoret B.B. (femër) 1980 dhe E.B (femër) 1986. Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë për Koha.net Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme