I dënuari me burgim vdes në spitalin e Pejës Foto: Ilustrim/Koha

I dënuari me burgim vdes në spitalin e Pejës

20 janar 2018 14:06

Një person i cili ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

Vdekja e tij është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor, ndërsa nuk kanë dhënë detaje për shkakun e vdekjes së tij.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme