Arrestohet në Prishtinë burri që po shantazhonte që nga gushti një grua nga Shqipëria

Arrestohet në Prishtinë burri që po shantazhonte që nga gushti një grua nga Shqipëria

20 janar 2018 13:48

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Mati 1 një burrë që e mbante të shantazhuar një vajzë nga Shqipëria që nga 23 gushti i vitit të kaluar.

Ai i kishte publikuar në rrjete sociale disa fotografi intime të vajzës shqiptare.

“Mati 1, Prishtinë 23.08.2017/09.01.2018- NN. Më 19.01.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në rrjete sociale i kishte publikuar disa foto intime të viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme