Kronikë

Një pesë vjeçar vdes pasi goditet me veturë në Prishtinë

Dje në Makoc, Prishtinë, rreth orës 11:25, ka ndodhur një aksident, i cili fatkeqësisht përfundoi me fatalitet.

Policia ka njoftuar se një person, nga pakujdesia, me veturën e tij ka goditur një fëmijë 5 vjeçar.

Shoferi është arrestuar ndërsa fëmija është dërguar fillimisht në QKUK, por në orën 22:00, fëmija ka vdekur pasi s’ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.