Kronikë

Rrokulliset një cisternë në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Një vetë-aksident ka ndodhur sot në Llabjan në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Një cisternë është rrokullisur në këtë magjistrale, e cila është bllokuar përkohësisht.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar.