Kronikë

Në Graçanicë konfiskohen armë

Në fshatin Livagjë, Graçanicë,është bastisur një lokal, njofton Policia e Kosovës.

Me këtë rast janë kontrolluar gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.

Tek ata, transmeton Koha.net, janë gjetur dhe konfiskuar 2 pistoleta, 12 fishekë, 1 boks metalik, 2 shufra metalike dhe një sprej, ndërsa në dysheme janë gjetur edhe dy thika.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.