Polica ndalon 11 gra e kontrollon 40 klientë në një klub nate

Polica ndalon 11 gra e kontrollon 40 klientë në një klub nate

18 janar 2018 16:22

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, në bashkëveprim me Drejtorinë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, si dhe në mbështetje të NJSO-së dhe Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar, gjatë natës së 17 dhe 18 janarit 2018, kanë realizuar një kontroll në një lokal nate në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Sipas njoftimit, gjatë realizimit të kësaj kontrolle, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe kanë ndaluar shtetase të cilat besohet se po qëndronin kundërligjshëm, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për të Huaj, duke ushtruar veprimtari të ndryshme, duke punuar si valltare, etj.

“Gjatë kontrollit policor janë takuar gjithsej njëmbëdhjetë shtetase femra, nga të cilat: tri nga R. e Serbisë dhe tetë nga R. e Shqipërisë, të cilat janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, me qëllim të vërtetimit të identitetit të tyre si dhe deri në kompletimin e procedurave të tjera të depërtimit të tyre nga territori i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Janë kontrolluar dhe legjitimuar rreth dyzet persona (klientë) të pranishëm tek të cilët janë gjetur: 2 revole, tri shufra metali, një boks metali, dy thika dhe një prej.

“Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët përcjellëse të këtij objekti, edhe në katet e tjera, ku në katin e dytë është identifikuar një kazino që operon pa leje pune”.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative, të gjitha llojet e krimit, për të siguruar një ambient të qetë e të sigurt për qytetarët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme