Kronikë

Arrestohen në SHBA 11 persona për trafikim droge, ndër ta edhe shqiptarë

Descriptive Text

Një operacion i gjerë që ka përfshirë tri shtete ka bërë të mundur arrestimin e të paktën 11 personave, disa me shtetësi shqiptare të dyshuar për përfshirjen në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike. Banda e shpërndarjes së heroinës u shkatërrua të mërkurën e 16 janarit.

ABC raporton se shqiptarët e cilësuar si “mafiozë me reputacion” kishin shtrirë aktivitetin e tyre në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.

Në këtë operacion morën pjesë agjentë të një task force të DEA-s, detektivë të NYPD (Departamenti i Policisë së New York City) dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore. Ata mësohet se kryen disa arrestime dhe kontrolle në vendndodhje të ndryshme.

Po ashtu mediat amerikanë bëjnë me dije se një operacion i ngjashëm është duke vijuar ende.

Përpos prangosjeve, siç transmeton TCH, ata kanë bastisur edhe disa banesa. Rrjeti drejtohej nga Medin “Dino” Cosic dhe njëri prej anëtarëve të ndaluar të tij quhet Aleksandër Buci.

Të akuzuarit janë Medin (Dino) Kosic, Jasmin (Min) Cejovic, Paul Van Manen, Shaun Sullivan, Theodore (Freddy) Banasky, Anthony Francese, Alexander Bucci, Joseph (Cuch) Cucciniello, Kenneth Charlton, Mirsad (Mike) Bogdanovic dhe Jennifer Bogdanovic, sipas dokumenteve gjyqësore.

Mediet amerikane thonë se hetimet vazhdojnë, e shumë shpejt priten edhe arrestime të tjera.