Arrestohet i dyshuari për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Arrestohet i dyshuari për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

18 janar 2018 12:39

Hetuesit policorë në Vushtrri, me datën 17 janar 2018, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, vepër kjo e raportuar dy ditë më parë. Njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net .

Arrestimi i të dyshuarit M.B., 21 vjeçar, është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti dy ditë më parë nga një shtëpi private kishte vjedhur një televizor dhe gjësende tjera.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur televizori i raportuar në rastin në fjalë, ku pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme