Polici rrëfen për 20-vjeçarin e operuar në klinikën “Medicus”

Polici rrëfen për 20-vjeçarin e operuar në klinikën “Medicus”

18 janar 2018 06:30

Dy shtetas të huaj i kishte identifikuar dhjetë vjet më parë polici Xhavit Plakolli gjatë vëzhgimit në Aeroportin e Prishtinës. Njëri 20 vjeç e tjetri rreth të 50-ve, shkruan sot Koha Ditore.

Të riut dyshohet se i ishte hequr veshka gjatë operimit në klinikën “Medicus”, kurse i moshuari e kishte shoqëruar atë deri në aeroport, duke ia siguruar biletën për ta larguar nga Kosova.

Njëzetvjeçari dyshohet se ishte i nacionalitetit turk, kurse i moshuari kishte qenë i nacionalitetit izraelit, i cili tani po dyshohet për përfshirje në trafikim me qenie njerëzore. Bëhet fjalë për mjekun Moshe Harelin, i cili së fundi është arrestuar në Qipro, kurse organet e sigurisë në Kosovë kanë kërkuar ekstradimin e tij.

(Tekstin e plotë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme