Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë për dy persona për shkak të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, K.P. nga Lipjani dhe B.Q. nga Mitrovica përmes rrjetit social Facebook kanë bërë propagandë në lidhje me organizatën terroriste ISIS duke përkrahur haptas veprimet e tyre terroriste, siç janë sulmet nëpër botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër B.Q. Prokuroria ka njoftuar se ai u kishte bërë thirrje myslimanëve që t’i bashkëngjiten “luftës së shenjtë” për Xhihad.
Të dy akuzohen se në nëntor të vitit 2017 kishin shpërndarë fotografi kërcënuese në Facebook.