Kronikë

Kërcënoi policët, arrestohet

Një person nga Peja ka përfunduar në pranga, pasi ai kërcënoi zyrtarët policorë.

Në Rr. Agim Binak Qelaj të Pejës, më 16 shkurt është arrestuar një i dyshuar, mashkull Kshqiptar, pasi ai kishte kërcënuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, thekson raporti i sotshëm i Policisë së Kosovës.