Dënohen pesë persona për fajde, detyrim e posedim të armëve në Prizren Foto: Koha / ilustrim

Dënohen pesë persona për fajde, detyrim e posedim të armëve në Prizren

17 janar 2018 09:57

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykimin ndaj pesë personave të akuzuar për disa vepra penale, ndër to edhe për fajde, ndërkaq tre të tjerë janë liruar.

Sipas Gjykatës, i akuzuari me iniciale P.M. nga Prizreni për shkak të veprës penale “fajde”, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

I akuzuari tjetër, me iniciale E.Th. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “Detyrim në tentativë” dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, gjykohet për veprën e parë me dënim me gjobë në shumën prej 2.000 euro dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, ndërsa për veprën e dytë penale dënohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 euro, ashtu që gjykata e gjykon me dënim UNIK me gjobë në shumën prej 3.000 euro.

I akuzuari me iniciale A.K. nga Prizreni, për shkak të veprës “Detyrim në tentativë”, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 2.000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve.

I akuzuari me iniciale N.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “Fajde”, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

I akuzuari me iniciale B.P. nga Prizreni, për shkak të veprave penale të “Fajdes”, gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 800 euro dhe dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 viti, për veprën penale nën V/I me dënim me gjobë në shumën prej 1.000 euro dhe me dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 viti, për veprën penale V/III me dënim me gjobë në shumën prej 500 euro, ashtu që gjykata e gjykon me dënim UNIK me gjobë në shumën prej 2.300 euro dhe dënim me burgim UNIK në kohëzgjatje prej 1 viti e 8 muaj në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Ndërsa, Gjykata ka bërë me dije se ndaj të akuzuarit GJ.K. refuzohet akuza për veprën penale nën dispozitivin IV/I ngase Prokurori i Shtetit ka hequr dorë nga ndjekja e mëtejme penale.

Po ashtu, i akuzuarit me iniciale N.K. lirohet nga akuza për veprën penale nën dispozitivin IV-II pasi që nuk është vërtetuar se kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, sikurse edhe i akuzuari tjetër me iniciale E.D., i cili po ashtu lirohet nga akuza për veprën penale nën dispozitivin VIII pasi që po ashtu nuk është vërtetuar se ka kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme