Kronikë

I gjendet drogë në shtëpi, arrestohet

Descriptive Text

Në Shtime policia dje ka arrestuar një mashkull, shqiptar i Kosovës, pasi atij iu gjet drogë në shtëpi.

Më 16 shkurt në Shtime është arrestuar i dyshuari mashkull, K/shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 26 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 28 gram dhe rreth 1000 qese që shërbejnë për paketim substance, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.

Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.