Arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi i dërgonte SMS kërcënues ish-bashkëshortes

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi i dërgonte SMS kërcënues ish-bashkëshortes

16 janar 2018 10:57

Një shtetas i Maqedonisë, G.I. është arrestuar në minutat e parë të 16 janarit në pikën kufitare në Muçibabë, pasi i njëjti ishte në kërkim nga njësia e hetimeve pranë stacionit policor në Gjilan për “kanosje”.

I dyshuari ka qenë i martuar me viktimën kosovare me të cilin ishte ndarë para disa muajve, por dyshohet se që nga koha e ndarjes i dyshuari në vazhdimësi i ka dërguar viktimës SMS me përmbajtje kërcënuese.

Po ashtu dyshohet se më datat 03-04.01.2018 i dyshuari ka ardhur në Gjilan tek vendi i punës së viktimës ku edhe e ka kanosur.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencën e trupit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme