Kronikë

Rrahje në familje, arrestohet një person

Dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht anëtarët e familjes së tyre.

Si pasojë e sulmit, një femër ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor, ka njoftuar policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.