Kronikë

Vetëm në Prishtinë gjatë 2017-s pati mbi 7 mijë aksidente trafiku

Policia e Kosovës sot përmes një raporti njoftoi se gjatë 2017-s, vetëm në rajonin e Prishtinës vdiqën 35 persona nga aksidentet në trafik.

Gjatë vitit 2017 në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 7.643 aksidente trafiku prej tyre:

• 31 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 35 persona të vdekur

• 2.346 Aksidente trafiku me të lënduar – 4.598 persona të lënduar, si dhe

• 5.266 Aksidente trafiku me dëme materiale.

“Duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në raport, transmeton Koha.net.