Kronikë

Kërcënon familjarët, arrestohet në Fushë Kosovë

Mbrëmë në Fushë Kosovë, është arrestuar një person pasi i njëjti ka kërcënuar dy familjarë të tij e më pas edhe ka penguar një polic të kryejë detyrën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka kërcënuar dy viktimat familjar te tij. I dyshuari gjithashtu ka penguar dhe zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.