Kronikë

Vdekja në Gjakovë dyshohet të jetë vetëvrasje

Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 12:00 në varrezat e fshatit Doll të Komunës së Gjakovës pranë varrit të babait të tij.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur në raportin 24-orësh se ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa tani është mësuar se ky rast dyshohet të jetë vetëvrasje.

“Dje rreth orës 12 është gjetur një person i moshës 43-vjeçare ku dyshohet se ka bërë vetëvrasje si pasojë e pirjes së një helmi”, ka thënë komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj, për “kallxo”.