Në vitin 2017 u rrit edhe numri i përdoruesve edhe i të arrestuarve për drogë

14 janar 2018 19:42

Vitin e fundit, numri i përdoruesve të drogave është rritur dukshëm, sidomos e shprehur është te adoleshentët.

Vetëm në 2017, policia ka raportuar 1368 raste, posedim, konfiskim ose kultivim i drogës ose 54% më shumë se vitin 2016.

Policia ka konfiskuar afër 2000 kg të llojit marihuanë.

Rëndësi më të veçantë policia vitin e kaluar iu ka kushtuar edhe shkollave fillore dhe të mesme.

Nga këto operacione, Policia ka arrestuar 211 persona, gjysma e të cilëve nxënës.

Ditë më parë, PK-ja këtu në afërsi të shkollës fillore ‘Mitrush Kuteli’ në kryeqytet ka gjetur dhe konfiskuar drogë. I dyshuari, me të parë policinë, ka ikur. Ndryshe, policia ka bastisur edhe shtëpinë e tij.

Drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj, thotë se shqetësuese, përveç rritjes së numrit të përdoruesve të drogave, është edhe mungesa e fushatave vetëdijesuese për pasojat e përdorimit të narkotikëve.

Nga disa hulumtime që kjo qendër është duke i bërë, në 20 mijë shkon numri i përdoruesve të narkotikëve.

Blakaj thotë se numri i atyre që kërkojnë ndihmë në klinikën e tij është shumë i vogël në raport me numrin e përdoruesve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme