Kronikë

Kapen me mbi një kilogram drogë dhe me armë, arrestohen tre persona

Descriptive Text

Tre persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi janë kapur me mbi një kilogram marihuanë dhe armë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Arrestimi i tyre ka ndodhur dje rreth orës 01:00 në rrugën Lidhja e Prizrenit, transmeton Koha.net.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, shqiptarë, pasi që gjatë një kontrolle u janë gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator me gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një thike dhe mbi një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në komunikatë.

vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.