Të maskuar e të armatosur, lidhin kryefamiljarin dhe i grabisin shtëpinë e makinën

Të maskuar e të armatosur, lidhin kryefamiljarin dhe i grabisin shtëpinë e makinën

13 janar 2018 16:58

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë një grabitje ditën e sotme në Ksamil.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në banesën e shtetasit P.L., e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror, kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur. Autorët e maskuar i kanë marrë çelësat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur. Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar, transmeton tch.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme