Një fëmijë vdes e i ati i tij lëndohet nga rrokullisja e traktorit në Suharekë

Një fëmijë vdes e i ati i tij lëndohet nga rrokullisja e traktorit në Suharekë

11 janar 2018 23:34

Një fëmijë 13 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten pasdite në fshatin Bllacë të Suharekës.

Siç merr vesh portali Koha.net fëmijën e ka zënë traktori i cili është rrokullisur e në të cilin ai ndodhej. Mjetin e drejtonte i ati i tij, i cili po ashtu ka marrë plagë të rënda dhe po mjekohet.

Saktësisht ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kadri Qollaku”, që çon për në Malishevë.

Babai i tij jetonte në Zvicër, dhe s’kishte shumë kohë që kishte ardhur në Kosovë për pushime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme