Kronikë

Arrestohet pasi kapet me 15 qese marihuanë

Një person është arrestuar në rrugën “Dardania” në Gjilan, për arsye se posedonte substancë narkotike.

Siç raporton policia, të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar 15 qese plastike me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.