Kronikë

Identifikohen vjedhësit e dyqaneve në Zhupë

Descriptive Text

Policia e Kosovës nga rajoni i Prizrenit, ka njoftuar se hetuesit e Stacionit Policor në bashkëpunim me homologët e tyre nga Ferizaj, Shtimja dhe Shtërpca kanë arritur t’i zbardhin disa raste të vjedhjeve që patën ndodhur në rajonin e Zhupës dhe në Prevallë.

Me atë ishin thyer objekte biznesi për përfitime të kundërligjshme.

Këto vjedhje dyshohen se janë kryer nga grupi i përbërë nga katër të dyshuar të cilët kanë operuar me një automjet të llojit “Opell Meriva” i huazuar nga një “Rent A-Car”.

Të dyshuarit tani ndodhën nën arrest për raste që janë nën hetim nga stacionet e përmendura.