Kronikë

Për nëntë ditë mbi 7 mijë gjoba në trafik

Që nga 1 janari i këtij viti, kur ka hyrë në fuqi Ligji i ri për kundërvajtje e deri më 9 janar, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 7.732 gjoba në trafik, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Policisë së Kosovës, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i shqiptimit të masave në trafik është rritur 81 për qind, ndërkaq numri i aksidenteve ka rënë për 11.27 për qind.

Në një konferencë për media të Policisë, ku janë prezantuar rezultatet e para të këtij ligji, është bërë e ditur se 7.256 gjoba janë shqiptuar ndaj personave fizikë deri në shumën 500 euro, 4 gjoba për kundërvajtje për personat juridikë në vlerë prej 1 mijë eurosh, ndërkaq 472 gjoba janë proceduar në gjykatat kompetente.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.