Nga 10 vjet burg 2 shqiptarëve që  kontrollonin kokainën në Londër

Nga 10 vjet burg 2 shqiptarëve që kontrollonin kokainën në Londër

17 shkurt 2017 11:58

Dy shqiptarët që vepronin si "kontrolluesit" e një rrjeti trafikantësh kokaine nëpër rrugët e Londrës janë dënuar pas një hetimi të detajuar të detektivëve të kryeqytetit britanik.

Ardit Dushaj, 30-vjeçari, që banonte në Holden Close, Dagenham u dënua me dhjetë vjet burg dhe Ariston Markum 23 vjeç, me vendbanim në Benares Road, Plumstead me gjashtë vjet, për pjesëmarrje në një bandë të organizuar kriminale.

2 shqiptarët u deklaruan fajtor për konspiracion dhe shpërndarje droge të “Klasës A”. Vendimi u mor më 16 shkurt nga Gjykata e “Southwark Crown”.

Edhe pse ata mohuan të ishin konsumatorë kokaine, Ardit Dushaj dhe Ariston Marku pranuan përfshirjen dhe rolin e tyre në kontrollin e shpërndarjes së drogave të “cilësisë së parë” në kryeqytetin britanik.

Gjatë seancës gjyqësore, detektivët londinez paraqitën provat për një rrjet të plotë dhe të organizuar trafikantësh, kryesisht shqiptarë që ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, të cilët ishin nën drejtimin e Dushaj dhe Marku.

Të ngjashme