Kronikë

Aksident në Vranidoll, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në fshatin Vranidoll të Podujevës.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura, lëndime kanë pësuar gjashtë persona”, thuhet në raportin e sotëm policor.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.