Kronikë

Rrahje masive në Mitrovicë, katër serbë të lënduar

Descriptive Text

Një rrahje masive raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 15:42 në rrugën “Mbreti Petar” në Mitrovicë, me ç’rast kanë mbetur të lënduar katër persona.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se katër të lënduarit janë sulmuar nga dhjetë të tjerë, por ashtu të komunitetit serb, transmeton Koha.net.

“Lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 burra serbë pasi të njëjtit gjersa ishin duke festuar në një kafeteri janë sulmuar fizikisht nga një grup prej rreth dhjetë personash të dyshuar, serbë, të cilët ishin në gjendje të dehur”, thotë PK.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor. Të dyshuarit të njohur për policinë gjenden në arrati.