Kronikë

Kërcënon se do ta djegë veten, hospitalizohet në QKUK

Descriptive Text

Në fshatin Llapashticë e Poshtme të Podujevës një person, me të meta psikike, raportohet se ka kërcënuar se do ta djegë veten, me ç’rast është hospitalizuar në QKUK për trajtim.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, e cila thtoë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:20, transmeton Koha.net.

“Nga i dyshuari, burrë shqiptar, me të meta psikike janë konfiskuar dy shishe me koktej molotovi, një shkrepës, një sëpatë dhe një thikë, pasi që i njëjti ka kërcënuar se do ta djegë veten. I dyshuari është hospitalizuar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për trajtim mjekësor”, thotë PK.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.