Kronikë

Një i vrarë në Dobratin të Janjevës

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 3 të mëngjesit është vrarë një person i moshës 36 vjeçare. Vrasja, transmeton Koha net, ka ndodhur në një lokal n fshatin Dobratin të Janjevës.

Sipas kumtesës, policia sot rreth orës 03:00, ka marrë informacionin për një gjuajtje me armë në një lokal (Restorant), që ndodhet në udhëkryqin Lipjan –Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin.

Menjëherë vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë kuptuar se nga shkrepja e armës është plagosur një person dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

Viktima e këtij rasti M. O. 36 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, duke mos mundur t’u përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së rreth orës 04:00.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë. Shtëpia e tij është kontrolluar nga njësitet policore ku janë konfiskuar dy armë:

Një pushkë e tipit M48 (me leje) dhe

një revole e tipit TT (dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë).