Arrestohet drejtori i Urbanizmit në Gjilan

Arrestohet drejtori i Urbanizmit në Gjilan

03 janar 2018 09:45

Policia në Gjilan ka arrestuar drejtorin e Urbanizmit në komunën e Gjilanit Valon Shefkiu.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Ismet Hashani.

Sipas tij ai është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit pasi që ka kanosur një gazetar në Gjilan.

Mësohet se drejtori i Urbanizmit ka kanosur gazetarin Musa Sabedini pasi ka publikuar një shkrim lidhur me punën e Shefkiut.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme