Dhjetëra lëndime nga festimet, 3 të vdekur në aksidente Foto: Ilustrim

Dhjetëra lëndime nga festimet, 3 të vdekur në aksidente

03 janar 2018 06:30

Tre persona janë lënduar me plumba qorr dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga mjetet piroteknike në natën e ndërrimit të moteve, shkruan sot Koha Ditore.

Këto janë shifra që ka dhënë Policia e Kosovës, e cila ka vlerësuar se festa e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht e qetë dhe pa incidente të mëdha. Në një komunikatë për media të lëshuar nga Policia e Kosovës lidhur me incidentet e shënuara në natën e ndërrimit të moteve, Policia ka evidencuar tri raste të lëndimeve që dyshohet të jenë lëndime nga plumbat bredhës nga ajri, dy raste dëmtim prone dhe një rast incident zjarri si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Po ashtu, thuhet se kanë ndodhur edhe raste të lëndimeve të natyrave të ndryshme nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme