Kronikë

Lirohet për vikend, kthehet në burg me marihuanë me vete

Një i burgosur në burgun e Dubravës, që ishte në shtëpi për vikend, ka tentuar të kthehet për vuajtje të dënimit duke marrë marihuanë me vete.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit për kthim në burg, atij i janë gjetur tetë qese të mbështjella, të cilat kishin substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas raportit policor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.