Kronikë

Droga e kapur natën e ndërrimit të moteve në Itali me vlerë 6 mln euro

Droga e sekuestruar natën e ndërrimit të viteve në brigjet italiane nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 6 milionë eurove.

Policia Financiare Italiane informoi se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 31 dhjetorit 2017 ndaluan në brigjet e San Kataldos në provincës e Leçes një gomone me rreth 605 kg marihuanë e konfeksionuar në 41 pako. Në pranga ranë dy skafistë. Shtetasin italian banues në Brindizi A.D 37 vjeç e shqiptari nga Vlora G,A 54 vjeç, raporton oranews.

Gomonia e gjatë 6 metra u identifikua nga trupat operative të operacionit Triton 2017 të agjencisë evropiane Frontex.

Ndalimi i gomones dhe arrestimi i skafistëve u bë nga Roja Bregdetare e Policia Financiare e Barit.

“Festat e fundvitit nuk kanë ndalur skafistët të trafikojnë drogën”, deklaroi Policia Financiare Italiane por tha se puna e Rojës Bregdetare Italiane të Puglias por dhe e Policisë Financiare nuk është ndaluar as në këtë periudhë.

Sipas Financës italiane, sasia e drogës e trafikuar përmes Adriatikut drejt brigjeve italiane ka shkuar në 36 tonë. Janë 52 skafistë të arrestuar dhe 26 mjete lundrues te sekuestruara.

Vetëm brenda 48 orëve të fundit të 2017 janë sekuestruar 2 tonë e gjysmë marihuanë, 2 mjete lundruese dhe janë arrestuar 5 skafistë.