Itali, kapet gomonia e tre skafistëve shqiptarë me 1.7 ton kanabis

Itali, kapet gomonia e tre skafistëve shqiptarë me 1.7 ton kanabis

01 janar 2018 15:10

Guardia di Finanza italiane e ka mbyllur vitin 2017 në një operacion antidrogë të zhvilluar në ujërat midis Otrantos dhe Brindisit.

Autoritetet italiane kanë ndaluar një gomone që transportonte 1.7 ton kanabis, e cila ishte pikasur fillimisht në kanalin e Otrantos.

Roja bregdetare e financës italiane i është vënë nën ndjekje duke munduar ta ndalojë në brigjet e komunës së ‘San Foka’ në provincën e Leçes.

Mediat italiane bëjnë me dije se gomonia ishte nisur nga Vlora, ndërsa në pranga janë vënë edhe tre skafistët shqiptarë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme