Një person mbrëmë sulmoi një mjek në Istog Foto: Ilustrim

Një person mbrëmë sulmoi një mjek në Istog

01 janar 2018 14:55

Policia përmes raportit të sotëm policor ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një sulm ndaj një mjeku në QKMF në Istog.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti për arsye të panjohura në parkingun e QKMF kishte sulmuar fizikisht mjekun viktimën mashkull”, thuhet në raportin e sotëm policor.

Me këtë rast mjeku thuhet se ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme