Tentoi ta vriste një person, arratiset por policia po e kërkon Foto: Ilustrim/Koha

Tentoi ta vriste një person, arratiset por policia po e kërkon

01 janar 2018 14:41

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë ka ndodhur një tentativë vrajse.

Sipas raportit të sotëm policor, një person është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili më pas është arratisur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar në QKUK dhe është nën përkujdesje të policisë.

Policia tani është duke kërkuar të dyshuarin dhe po heton rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme