Kronikë

Aksident në Prishtinë, vetura përplaset në shtyllë elektrike

Descriptive Text

Në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, para pak çastesh ka ndodhur një aksident.

Në adresë të Koha.net, një lexues ka dërguar fotografi ku shihen të përfshira 2 vetura njëra pas tjetrës.

Një veturë shihet se është përplasur në një shtyllë elektrike.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, megjithatë veturat kanë pësuar dëme materiale.