Policia në Prizren sekuestron dy armë dhe arreston një person

Policia në Prizren sekuestron dy armë dhe arreston një person

31 dhjetor 2017 17:19

Në dy raste të ndryshme polica e Stacionit policor “Veriu” në Prizren ka sekuestruar armë ilegale.

Rreth orës 05:10 minuta të ditës së djeshme në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë, është ndaluar një automjet i llojit ‘VW Passat’ mbi bazën e dyshimit se pasagjeri përderisa automjeti ishte në lëvizje me pistoletë kishte shkrehur tre fishek në ajër.

Në automjet ndodheshin tre persona të cilët janë shoqëruar për në stacion policor dhe u është bërë alkool testi i cili ka rezultuar pozitiv”, thuhet në raportin e policës për rajonin e Prizrenit, transmeton Koha.net.

Tutje thuhet se më vonë është intervistuar i dyshuari në prani të avokatit mbrojtës me ç’rast janë sqaruar rrethanat. Arma e sekuestruar është pistoletë “ZORAKI” M 906B me tre fishekë dhe tri gëzhoja të cilat do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të më tejme. I dyshuari është arrestuar.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në mesnatë në Lagjen “Dardani” përderisa një patrullë po patrullonte në lagje e ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit të dokumenteve, polici ka vërejtur se në ulëset e pasme të automjetit shihej një armë e gjatë e llojit “Thomson” e prodhimit anglez e kalibrit 45M1 me 38 fishekë.

Arma është sekuestruar nga krim teknikët ndërsa të dyshuarit janë intervistuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë liruar ndërsa hetuesit policorë po punojnë për të zbardhe se çfarë po planifikonin të dyshuarit e armatosur në mesnatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme