Baba e djalë rrahin djalin tjetër Foto Ilustrim

Baba e djalë rrahin djalin tjetër

17 shkurt 2017 11:02

Babai me njërin djalë kanë rrahur dje në Podujevë djalin tjetër. Viktima ka pasur nevojë për trajtim mjekësor. Kështu thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, dje në Podujevë, rreth mesditës, një mashkull, shqiptar i Kosovës, ka pasur nevojë për trajtim mjekësor, pasi ai ishte sulmuar fizikisht nga babai dhe i vëllai.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raport.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme